Eksperti amerikan: Me Joe Biden president është e mundur gjetja e një zgjidhjeje për dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 11:48
Eksperti amerikan: Me Joe Biden president është e mundur gjetja e një zgjidhjeje për dialogun Kosovë-Serbi

Daniel Hamilton, një bashkëpunëtor i vjetër në Qendrën Ndërkombëtare WoodroW Wilson në Uashington, beson se ardhja e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rrit mundësinë e një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai beson se Biden do të përshpejtojë integrimin evropian të Perëndimit Ballkanit.

Hamilton i tha Zërit të Amerikës se SH.B.A. dhe BE duhet t’i kushtojnë vëmendje të koordinuar pjesës tjetër të “Evropës jo të integruar” dhe paralajmëroi se Evropa nuk do të ishte kurrë e tërë dhe e lirë derisa Ballkani Perëndimor të përfshihej në trendet kryesore evropiane.

Ndërsa, aktualisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pauzuar, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Emisari Lajçak ka paralajmëruar vazhdimin e negociatave pas formimit të Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen nesër.

(Kosova Sot Online)