Jevtic: S’kërkohen testet PCR për të hyrë nga Serbia në Kosovë

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 14:22
 Jevtic: S’kërkohen testet PCR për të hyrë nga Serbia në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë aktuale të Kosovës, Dabilor Jevtic, ka mohuar se një test PCR është i nevojshëm për të hyrë në Kosovë nga Serbia qendrore.

Ai e ka mohuar një gjë të tillë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Përsëri, disa media botuan informacion në lidhje me testet PCR për ata që vijnë në Kosovë nga Serbia qendrore: testi PCR NUK kërkohet”, njoftoi Jevtic në Twitter.

(Kosova Sot Online)