“Është e tmerrshme, është ferr”, pamje nga aksidenti i rëndë

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 15:05
“Është e tmerrshme, është ferr”, pamje nga aksidenti i rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A32 Torino-Bardonecchia për shkak të rrugës së ngrirë dhe kushteve atmosferike.

Sipas autoriteteve Italiane aksidenti ka ndodhur  në hyrje të tunelit Serre la Voute, midis Exilles dhe Salbertrand.

Policia, ambulancat, zjarrfikësit dhe Kryqi i Kuq i Susas janë në vend.

Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për 10 persona të plagosur dhe sipas medieve Italiane janë dy viktima.

Për shkak të akullit në asfalt që parandaloi frenimin në kohë, të paktën 30 vetura u përfshinë në aksident. Për momentin autostrada A32 është mbyllur në drejtim të Bardonecchia.

“Është e tmerrshme, është një ferr,” përsërit një burrë teka endet mes makinave për të shpëtuar shoferët e automjeteve .

Imazhet e para të shpërndara në rrjete sociale tregojnë panik dhe frikë.

 Në bazë të informacioneve që mbërrin nga Salbertrand, raportohen raportohen për dy viktima dhe njëzet të plagosurve, disa në gjendje të rëndë.

(Kosova Sot Online)