Fauci: Ja edhe sa muaj do t’i vendosim maskat

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 23:16
Fauci: Ja edhe sa muaj do t’i vendosim maskat

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se njerëzit do të duhet të mbajnë maskën edhe në muajt në vazhdim për të parandaluar Covid-19. 

Gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan ABC, Fauci ka theksuar se pas vaksinimit të 75 deri në 80 për qind të popullatës, përqindja e virusit në komunitet mund të zvogëlohet  kështu disa masa të ashpra kundër COVID-19 mund të zbuten.

Megjithatë, epidemiologu amerikan ka shtuar se çdo zbutje e masave duhet të kryhet “gradualisht”, duke mos e rrezikuar jetën e qytetarëve.

Fauci ka siguruar qytetarët që Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për 600 milionë doza të vaksinave, mjaftueshëm për vaksinimin e të gjithëve me nga dy doza dhe atë deri në korrik të këtij viti.

(Kosova Sot Online)