Lista: Ku do të votojnë liderët?

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 07:44
Lista: Ku do të votojnë liderët?

Partitë politike tashmë kanë publikuar oraret se kur do të votojnë kandidatët për kryeministër.

Në ora 09:00 do të votojë kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ndërsa gjysmë ore më vonë voton kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.

Në ora 09:30 voton kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë ndërkaq në të njejtën orë voton edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

U.d e presidentit, Vjosa Osmani voton në ora 10:00.

Lista:

09:00

Kryetari i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, voton në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë) 

09:30

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, me bashkëshorten Serveten, votojnë në Fakultetin e Filologjisë. (Objekti i Fakultetit të Filologjisë) 

09:30

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidat i këtij subjekti për kryeministër, Albin Kurti, voton në Fakultetin Ekonomik. (Fakulteti Ekonomik, Prishtinë) 

09:30

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, voton në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Shkolla “Ali Sokoli”, Prishtinë) 

10:00

U.D. e presidentes, Vjosa Osmani, voton në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik. (Fakulteti Teknik, Prishtinë) 

10:30

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me bashkëshorten Qefseren votojnë në shkollën “Emin Duraku”. (Shkolla “Emin Duraku”, Prishtinë) 

(Kosova Sot Online)