Policia ka nisur hetime lidhur me vdekjen e një punëtori

  • A.P /
  • 30 April 2026 - 11:45
Policia ka nisur hetime lidhur me vdekjen e një punëtori

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me vdekjen e një punëtori në Pejë.

Në raportin 24 orësh thuhet se derisa i njëjti ka qenë duke punuar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij

“HETIM I VDEKJES – Pejë 29.04.2026-12:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)