Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm
Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira.
Vende-vende gjatë ditës mund të ketë reshje shiu, ndërsa në viset malore reshjet pritet të jenë në formë bore.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0°C në disa rajone, duke rritur rrezikun e ngricave të vona.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
