Gjinekologu tregon sa lindje janë kryer që nga mesnata

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 09:19
Gjinekologu tregon sa lindje janë kryer që nga mesnata

Gazetarja ka realizuar një lidhje direkte nga Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës, me gjinekologun Afrim Veliu.

Gjinekologu ka treguar se që nga mesnata kanë lindur katër gra dhe se aktualisht në sallën e lindjes janë edhe pesë gra të tjera.

“Sot për shkak të acarit numri i lindjeve ka qenë i vogël. Prej orës 12:00, kanë ndodhur vetëm katër lindje. Një është kryer me prerje cezariane. Katër foshnjat janë meshkuj. Aktualisht në sallë të lindjes, janë edhe pesë gra. Për fat të mirë, sot dhe dje s’kemi raste me COVID-19. Pardje ka qenë rasti i fundit. Nuk e di si do të organizohet votimi në klinikë, por sa kam informata nga drejtori do të vijë një ekip mobile e QKUK’së”, ka thënë Veliu.

(Kosova Sot Online)