Prokurorja Laura Pula tregon se çka i pret ata që sot fotografojnë votën

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 09:52
Prokurorja Laura Pula tregon se çka i pret ata që sot fotografojnë votën

Prokurorja Laura Pula ka treguar se çka i pret ata që e fotografojnë votën. Një rast i tillë tashmë është regjistruar në një qendër votimi.

Në një intervistë Pula ka treguar se të gjithë ata që e bëjnë një veprim të tillë, do të ndalohen.

Ajo ka treguar se një rast i tillë është raportuar në një qendër të votimit.

“Fotografimi i votës nuk mund të bëhet oër vetë faktin se vota është e fshehtë. Cdo person që do të fotografojë votën, do të ndalohet dhe do të merret në pyetje dhenë bazë të procedurave ai do të arrestohet. Është e vërtetë që disa prej personave i shfrytëzojnë platformat online për të shit vota. Personat janë intervistuar dhe janë në procedurë të hetimeve”, ka thënë Pula.

(Kosova Sot Online)