Lexoni edhe:
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, trashëgimi antishtetërore nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, barrë për Qeverinë në ardhje në dialogun me Serbinë!
Një mërgimtar nga Zvicra në një lidhje direkte ka thënë se ka ardhur në Kosovë për të votuar pasi që nuk i beson KQZ-së.
Ai është ankuar sepse thotë se KQZ-ja ia ka anuluar votat e për këtë arsye janë detyruar të vijnë në Kosovë.
“Kam ardhë me votu për me pas ndryshim në Kosovë, nuk i kemi besu me postë, KQZ-ja gjysmën e votave në lista na e ka anulu, vendosmë me ardhë këtu”, ka thënë ai.
“Kam ardhë me veturë, prej ditës së parë të fushatës, se punën atje e kisha kry me shokë.
KQZ-ja nuk ka ka ndihmu veç na ka pengu, listat u vonojshin, sigurisht edhe gjysma e votave nuk janë marrë parasysh”, thotë ai.
(Kosova Sot Online)