Rreth 40 qytetarë po presin për të votuar në një klasë në shkollën “Faik Konica”

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 12:16
Rreth 40 qytetarë po presin për të votuar në një klasë në shkollën “Faik Konica”

Dhjetëra qytetarë po presin për të votuar në një klasë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Rreth 40 qytetarë janë duke pritur për të votuar në një nga klasat e shkollës “Faik Konica”.

Në shkollat tjera në Prishtinë është parë një numër më i vogël i qytarëve, derisa në këtë klasë të shkollës “Faik Konica” numri i qytetarëve që kanë shkuar për të votuar është dukshëm shumë më i madh. Me këtë rast, nuk po respektohet as distanca, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.

Kujtojmë që KQZ përmes një konference për media ka njoftuar se deri në ora 11:00 kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8,34 %, apo 145 mijë e 650 votues.

(Kosova Sot Online)