Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve në vend

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 14:35
Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve në vend

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të saj janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Sipas MI’së, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

“Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.

(Kosova Sot Online)