Merret vendimi: Qytetarët mund të votojnë edhe me letërnjoftim të skaduar

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 15:08
Merret vendimi: Qytetarët mund të votojnë edhe me letërnjoftim të skaduar

Nga KQZ-ja kanë bërë të ditur se është marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar.

“Sapo i kemi njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim përr lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në Listat Përfundimtare të Votuesve”, ka thënë, Valmir Elezi nga KQZ-ja.

Për këtë temë ka shkruar edhe Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i LVV-së.

“Njoftim:

KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listët e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)