Milaim Zeka nuk ka votuar në spital, thotë se KQZ nuk ua mundësoi votimin me kusht

  • E.K /
  • 14 February 2021 - 15:18
Milaim Zeka nuk ka votuar në spital, thotë se KQZ nuk ua mundësoi votimin me kusht

Ish-deputeti Milaim Zeka që është i infektuar me COVID-19 dhe i shtrirë në spital, thotë se KQZ nuk ua ka mundësuar votimin me kusht, teksa thotë se ka pasur ekipe mobile të KQZ-së që kanë qëndruar në repartin ku ai është i shtrirë.

Teksa tha se mbrëmë ka pasur gjendje më të rënduar për shkak të koronavirusit, Zeka tha se është e padrejtë që nuk po arrijnë të votojnë.  

“Nuk na mundësuan votimin me kusht, nuk e di pse…Për mua është e pakuptueshme pasi ekipet mobile kanë qenë në repartin ku jam i shtrirë dhe nuk ka mundësuan votimin me kusht, nuk e kuptoj këtë burokraci të KQZ-së. Prandaj unë si kuptoj këto burokraci, nga mijëra pacientë që janë të shtrirë nëpër repartee kanë votu diku vetëm 30-40 veta”, tha Zeka.

“Shpreh shqetësimin tim se kjo fushatë ka qenë kundër gjitha rregullave të Covidit, unë kam pas edhe humbje familjare nga koronavirusi pasi edhe babai më ka vdekë nga koronavirusi. Familjarët e mi e kanë kalu të gjithë”, shtoi ai ndër të tjera.

“Është mjerim i madh me udhëheq Kosovën një klasë politike që ka harxhu miliarda euro nëpër asphalt e tendera, ndërsa nuk ka investu në në shëndetësi, arsim e drejtësi”, u shpreh ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)