U alivanos brenda qendrës së votimit, vdes 81-vjeçari nga Kaçaniku

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 16:47
U alivanos brenda qendrës së votimit, vdes 81-vjeçari nga Kaçaniku

Një 81-vjecar ka vdekur pasi që i njëjti ishte alivanosur brenda qendrës së votimit në Kacanik.

Sipas burimeve të gazetës ky person është dërguar urgjentisht në spital, ku edhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Detaje për këtë rast kanë dhënë nga zyra e KQZ-së në këtë komunë.

Sipas Artan Mezrajës nga ky institucion deri më tani kanë informacion se ky person është alivanosur dhe pastaj është dërguar urgjentisht në spital.

“Në fshatin Biceq te marrë vendvotimin është alivanos një person dhe me urgjencë është dërguar në spital”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)