AAK del në konferencën e katërt, kërkon përsëri nga qytetarët që të dalin në votime

  • G.G /
  • 14 February 2021 - 16:58
AAK del në konferencën e katërt, kërkon përsëri nga qytetarët që të dalin në votime

AAK ka mbajtur konferencën e katërt për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

 Shemsedin Dreshaj nga kjo parti apeloi te qytetarët që të dalin të votojnë.

 “Sipas të dhënave që ne posedojmë dalja në votime është diku rreth 35% në rend të vendit, por mos harroni që deri në mbylljen e votimeve kanë mbet diku rreth 3 or, andaj lusim dhe inkurajojmë qytetarët që të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, u shpreh ai.

Paraqitja e radhës nga kjo parti është në ora 18:30.

(Kosova Sot Online)