Voton 98-vjeçari nga Rugova, thotë se asnjëherë nuk ka munguar në votime

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 17:03
Voton 98-vjeçari nga Rugova, thotë se asnjëherë nuk ka munguar në votime

Kosovarët sot po votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Në këto zgjedhje ka votuar edhe një person që gati i ka mbushur 100 vjet.

Arif Demaj, 98 vjeçar nga Rugova ka votuar sot në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.

Ai ka thënë se ka dalë në çdo parë zgjedhje dhe asnjëherë nuk ka munguar.

Pasi votoi, ai tha se duhet që partitë bashkë ta shikojnë popullin.

I moshuari gjatë votimit është asistuar nga nipi i tij.

(Kosova Sot Online)