Kosnett: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 17:27
Kosnett: E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj, në ditën kur Kosova po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kosnett e bëri të ditur deklaratën e tij përmes llogarisë së tij në zyrtare në Twitter.

“Mos lejoni që bora ose sëmundja e COVID-19 t’ju ndalojnë të votoni”, potencoi ambasadori amerikan.

“Bëni zgjedhjet të lira, të drejta dhe të sigurta”, u shpreh ai mes tjerash, teksa bëri thirrje që të raportohen parregullsitë tek autoritetet kompetente.

Zgjedhjet po mbahen edhe mes pandemisë së coronavirusit që ka prekur më shumë se 64 mijë persona në vend, si dhe ka lënë të vdekur më shumë 1,500 prej tyre.

(Kosova Sot Online)