Zyrtari i VV’së: Fitorja është më e madhe se në Exit Poll-e

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 20:52
Zyrtari i VV’së: Fitorja është më e madhe se në Exit Poll-e

Zyrtari i lartë i Lëvizjës Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka folur pas mbylljes së vendvotimeve dhe daljes së parë të Exit Poll’ëve.

Haskuka, që udhëheq komunën e Prizrenit ka thënë se partia e tij ka dalë e para në këtë qytet dhe shumë të tjera.

“Vetëvendosje ka fituar me një përqindje shumë të madhe. Ka qen një referendum popullor. Edhe në vendet ku kemi qenë të dytë e të tretë, kemi dalë të parët”, ka thënë Haskuka.

“Fitorja është më e madhe se në Exit Poll-et që po dalin”, shton ai.

Ndryshe, ka nisur numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe në shumicën e komunave po prin Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)