VV drejt fitores historike në Pejë

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 22:29
VV drejt fitores historike në Pejë

VV është duke prirë në komunën e Pejës. Derisa janë numëruar mbi gjysma e votave në këtë komunë, VV’ja ka 14.390 vota apo 50.21%, duke i mposhtur të gjitha partitë tjera bashkë.

LDK ka vetëm 5.490 vota apo 19.16% në një rënie drastike prej zgjedhjeve të vitit 2019, ku kishte dalur fituese në këtë komunë.

AAK, që ishte e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka 4.257 vota apo 14.85%.

Kjo do të ishte hera e parë në histori të zgjedhjeve në nivel vendi që VV fiton komunën e Pejës.

 KQZ ka numëruar 450 mijë vota tashmë në nivel vendi. Vetëvendosje po prin e para me 48.28% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.07% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.60% të votave, shkruan Express.

Aktualisht AAK ka 7.72% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.

Nisma aktualisht ka 2.57% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

komuna ku Vetëvendosje po prin me rezultatin më të thellë është Gjilani.

Komuna e Gjilanit është komuna ku Vetëvendosje po prin me rezultatin më të thellë me 64,08 përqind kundrejt LDK’së me 15,70 për qind.

Nga rezultatet e para preleminare të 54 vendvotimeve nga 118 gjithsej në këtë komunë, Vetëvendosje është e para me 12 mijë e 615 vota kurse LDK’ja e dyta me me 3 mijë e 91 vota. 

(Kosova Sot Online)