Numërohen mbi 87% e votave: LVV deri tash merr 105 mijë vota më shumë se më 6 tetor

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 00:38
Numërohen mbi 87% e votave: LVV deri tash merr 105 mijë vota më shumë se më 6 tetor

Nga 87.57 për qind e votave të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.83 për qind ose 326.717 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 91.278, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.43 për qind ose 50.743, Nisma Socialdemokrate 2.73 për qind ose 18.631.

Rezultatet e zgjedheve me 80 për qind të votave të numëruara

 

LVV – 302.485 vota

PDK – 110.678 vota

LDK – 84.237

AAK – 47.157

 

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote i  janë drejtuar kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.

(Kosova Sot Online)