Numërohen 100% të votave në Podujevë, ky është rezultati

  • A.P /
  • 15 February 2021 - 01:50
Numërohen 100% të votave në Podujevë, ky është rezultati

Janë numëruar të gjitha votat në Komunën e Podujevës.

KQZ në faqen zyrtare në rezultatet preliminare, ka njoftuar se fituese në këtë komunë është partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

VV’ja ka fituar 59.45%, apo 23 mijë e 62 vota.

Në vendin e dytë renditet, LDK’ja me 24.14% apo 9.366 vota.

Në vendin e tretë është PDK me 11.54%, kurse në vendin e katërt, AAK’ja me 2.10%.

NISMA ka grumbulluar vetëm 1.23% në këtë Komunë.

(Kosova Sot Online)