Renditet e dyta pas Vetëvendosjes, kaq vota ka marrë PDK-ja

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 10:40
Renditet e dyta pas Vetëvendosjes, kaq vota ka marrë PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës me kandidat për kryeministër Enver Hoxhajn radhitet e dyta nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tashmë kur janë numëruar mbi 98% e votave PDK-ja del se ka marrë 135 mijë e 9 vota.

Në përqindje i bie 17, 35 përqind.

Në këto vota nuk janë të llogaritura votat me kush dhe ato me postë, që siç ka njoftuar KQZ-ja do të numërohen në ditët në vijim.

Rezultati i plotë në këtë LINK

(Kosova Sot Online)