Muja: Kurti ka marrë përkrahjen më të lartë në historinë parlamentare të Kosovës

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 11:41
Muja: Kurti ka marrë përkrahjen më të lartë në historinë parlamentare të Kosovës

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, e ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të zgjedhjeve, që nxorri Kurtin të parin.

Muja ka thënë se Albin Kurti ka marrë përkrahjen më të lartë në historinë parlamentare të Kosovës.

“Me këtë ka fituar legjimitetin e nevojshëm pë ti dhënë një kahje të re Kosoves. Kjo fitore do të ketë jehonë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perendimor. Koha për zhvillim, drejtësi dhe demokraci në rajon”, ka shkruar ai ndër të tjera.

KQZ ka numëruar tashmë 98.65% të votave. Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.12% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.30% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14% të votave.

(Kosova Sot Online)