Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë, kjo është shuma e parave që u vodh

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 11:46
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë, kjo është shuma e parave që u vodh

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë të derivatesh në Pejë.

Policia njofton me anë të raportit 24-orësh, se dy të panjohur dhe të maskuar kanë arritur të grabisin 300 euro.

Po ashtu edhe nga zyra iu është marrë një shumë tjetër e parave, ku më pas të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Pejë 13.02.2021-04:35. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një pikë të derivateve dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur i kanë grabitur 300€ para kesh, ndërsa nga zyra iu është marrur një shumë tjetër të parave  dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është u hetuar.

(Kosova Sot Online)