Lexoni edhe:
Këto janë 3 komunat me më së shumti raste të infektuara me koronavirus
Me anë të një reagimi, GERMIN, shkruan se akoma nuk ka filluar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës.
“Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë”, thuhet në reagimin e tyre.
Këto janë 3 komunat me më së shumti raste të infektuara me koronavirusLexoni edhe:
Reagimi i plotë:
GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndodhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të verifikohen dhe numërohen votat e ardhura përmes postës. Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme. Arsyeja për këtë vonesë, sipas zyrtarëve të KQZ, është një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar pakot me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë.
(Kosova Sot Online)