64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 12:57
64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë

64 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

4 pacientë janë në respirator (CPAP), kurse 48 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Sipas njoftimit të spitalit, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 296 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot Online)