Lajçak për fitoren e VV-së: Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet

  • G.G /
  • 15 February 2021 - 13:15
Lajçak për fitoren e VV-së: Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguar pjekuri.

Ai thekson se pret që të punojnë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

(Kosova Sot Online)