Kimete Berisha: Po tutna po na gjen gjë, s’jemi mësu me gjithë këto të mira

  • E.K /
  • 15 February 2021 - 15:30
Kimete Berisha: Po tutna po na gjen gjë, s’jemi mësu me gjithë këto të mira

Opinionistja e njohur, Kimete Berisha, e ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Me ç’rast fitoren e këtij subjekti politik e quan gjë të mirë.

Sipas saj, fitorja e Vetëvendosjes është fitore e të gjithëve.

Postimi i saj i plotë:

Po tutna po na gjen gjë se s’jemi mësu ne me gjithë këto t’mira me na ndodh përnjëherë ë

Faleminderit të gjithëve për komtributin, për guximin, për kundërshtimin e vazhdueshëm të së e keqes dhe padrejtësive.

Faleminderit sidomos bashkëatdhetarëve tanë nëpër botë:

Ata na nxorën në dritë, edhe një herë.

Sepse, ne këtu e kemi paguar shtrenjtë secilin rebelim.

Drejtësi. Barazi. Rini. Dashuri. Dinjitet. Pleqëri e qetë.

Një tjetër jetë. Një tjetër shtet.

Për herë të parë, me shpresë.

P.S. REFREN:

Fitorja e Vetëvendosjes është Fitorja e të gjithëve ë

(Kosova Sot Online)