
Lexoni edhe:
Çfarë zhvillime po paralajmëron Lutfi Haziri pas dorëheqjes së Isa Mustafës
Lidhja Demokratike e Kosovës në Komunën e Lipjanit, në zgjedhjet e Kuvendit Komunal të 2017’ës, arriti t’i fitojë, duke marrë udhëheqësinë e kësaj komune pa balotazh. Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të 2021’ës, ajo radhitet e treta, ku kanë mbetur pa numëruar edhe dy vendvotime.
Imri Ahmeti, kryetar i kësaj komune nga radhët e LDK’së, arriti t’i marrë 59,57 për qind të votave qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Çfarë zhvillime po paralajmëron Lutfi Haziri pas dorëheqjes së Isa Mustafës
Lexoni edhe:
Megjithatë, në zgjedhjet parlamentare në këtë komunë, LDK’ja renditet e treta me 20,85 për qind të votave, përpara së cilës qëndrojnë PDK me 21,06 për qind dhe Vetëvendosje me 47,32 për qind.
Në këtë komunë, kanë mbetur pa u numëruar vota në dy vendvotime, nga 78 sa janë gjithsej ose 97.44 për qind e votave.
Kandidatë për deputetë nga radhët e LDK’së për legjislaturën e radhës në Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Lipjanit janë Shkelzen Hajdini, Vlora Limani Hajnuni dhe Kaltrina Demiri.
(Kosova Sot Online)