Polici hero shpëton gruan nga zjarri, u hodh nga lartësia bashkë me të

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 09:26
Polici hero shpëton gruan nga zjarri, u hodh nga lartësia bashkë me të

Është konsideruar heroik veprimi i një polici në Rusi, i cli u hodh nga një lartësi prej 12 metrash për të shpëtuar nga zjarri një grua.

Ai është 24-vjeçari me emrin Maksim Kravchenko, që sipas një artikulli në metro.co.uk u hodh nga një pallat në Moskë. Edhe pse nuk kishte asgjë të sigurt, ai e mori gruan në krahë dhe u lëshua menjëherë, ku për fat të mirë ra mbi një masiv dëbore.

Vetëm gruaja ka pësuar disa dëmtime të lehta, por asgjë nuk është serioze për të.

“Ai e mori gruan, e cila nga kishte ngrirë në vend. Në fillim po e tërhiqte por kur nuk mund ta tërhiqte më, e mori në krahë dhe u hodh bashkë me të pasi nuk kishte rrugëdalje tjetër”, tha një koleg i 24-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)