U dënua me burgim të përjetshëm kur ishte 15 vjeçar, lirohet pas 68 vitesh

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 10:04
U dënua me burgim të përjetshëm kur ishte 15 vjeçar, lirohet pas 68 vitesh

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është liruar pasi kaloi 68 vjet pas hekurave gjatë të cilave ai refuzoi të aplikonte për lirim me kusht sepse ai tha se nuk vrau kurrë askënd. 

Joseph Ligon, 83 vjeç, ishte 15 vjeç kur u dënua me burgim të përjetshëm në 1953 për pjesëmarrje në një varg grabitjesh dhe sulmesh me një grup adoleshentësh të dehur në Filadelfia.

Dy njerëz vdiqën si rezultat i atyre krimeve, megjithëse Ligon ka thënë gjithmonë se ai nuk vrau askënd.

Në 2012, Gjykata e Lartë vendosi që dënimet e detyrueshme të përjetshme të vendosura ndaj të miturve përbënin një dënim mizor dhe të pazakontë dhe kështu ishin antikushtetuese.

Pas këtij vendimi, Pensilvania ishte ndër disa shtete që refuzuan të ulin dënimet me burgim të përjetshëm, kështu që Ligon nuk i shpqtoi dot burgut në atë kohë, por ai ka dalë vetëm pak ditë më parë.

(Kosova Sot Online)