Familjarët i çojnë letër kongresistit që e kritikoi Trumpin: Je bërë ushtar i djallit

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 10:21
Familjarët i çojnë letër kongresistit që e kritikoi Trumpin: Je bërë ushtar i djallit

Njëmbëdhjetë anëtarë të familjes së kongresistit republikan, Adam Kinzinger, ia dërguan një letër me të cilën e akuzuan se është bërë pjesëtar i ushtrisë së djallit pas kritikave që ky politikan ia bëri ish-presidentit Trump rreth ngjarjes në Capitol më 6 janar.

“O çfarë dëshpërimi je ti për ne dhe për Zotin”, thuhet në letrën e familjarëve të kongresistit. Më tej, në letër thuhet se Kinzinger ka bërë akuza të pasjellshme dhe të tmerrshme ndaj ish-presidentit republikan.

“Është më së shumti turp për ne që jemi të afërt me ty”, shkruhet në këtë letër që besohet se është dërguar më 8 janar, pasi kongresisti bëri thirrje që të përdoret Amandamenti 25 për largimin e Trumpit nga Shtëpia e Bardhë. “Ti e ke turpëruar emrin e familjes Kinzinger”, shkruan familjarët.

Kinzinger ishte një nga dhjetë republikanët që më vonë iu bashkua demokratëve për ta votuar hetimin ndaj Trumpit muajin e kaluar nën akuzën për nxitje të kryengritjes, shkruan CNN.

Publikimi i kësaj letre u bë në kohën kur shumë republikanë që e kanë kundërshtuar ish-presidentin Trump po përballen më rënie brenda partisë. Kjo dukuri e vë në pah ndikimin e madh që miliarderi amerikan e ka ende në partinë që i përket.

(Kosova Sot Online)