KQZ’ja së shpejti do të publikojë votat e kandidatëve

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 11:16
KQZ’ja së shpejti do të publikojë votat e kandidatëve

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë që KQZ’ja shumë shpejt do të publikojë formularët me emrat e kandidatëve dhe votat që ata kanë marr në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Elezi tha se pas skenimit të këtyre formularëve të njëjtit do të publikohen në ueb sajtin e KQZ’së.

Në këta formular sipas Elezit qasje do të kenë të gjithë.

“KQZ’ja ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve të partive politike dhe të kandidatëve. Të gjithë të interesuarit mund t’i shohin rezultatet në publikimin e formularëve nga komunat  Kosovës që janë në proces. Pas skenimit të tyre ata do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ’së. Këto nuk janë rezultatet përfundimtare por vetëm preliminare. Ato përfundimta4re do të publikohen pas numërimit të votave me kusht, ato të diasporës e të tjerat. Aktualisht në QNR është duke u bërë skenimi i listës së kandidatëve dhe futja e të dhënave në sistem nga formularët që po publikohen në ueb-faqe kohë pas kohe”, ka thënë Elezi.

Aktualisht ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të rregullta, teksa kanë mbetur të numërohen, votat me kusht dhe ato nga diaspora. 

(Kosova Sot Online)