Dubravë: Kërcënon me armë bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet 46 vjeçari

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 11:36
Dubravë: Kërcënon me armë bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet 46 vjeçari

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se rreth orës 04:20 , nga ana e viktimës (f/Kosovare),është raportuar rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore  dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç)  kanë  gjetur  dhe  konfiskuar: Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme, dy granata dore, një elektroshok, pesë thika.

Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës , me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.  

(Kosova Sot Online)