Presidenti italian uron Kosovën për 13 përvjetorin e Pavarësisë

  • G.G /
  • 16 shkurt 2021 - 11:49
Presidenti italian uron Kosovën për 13 përvjetorin e Pavarësisë

Presidenti italian ka uruar u.d. Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia”, thuhet në letrën e dërguar Osmanit.

Presidenti italian ka thënë se Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional dhe se integrimin e Prishtinës në institucionet europiane e konsiderojnë si një hap me rëndësi primare

Letra e plotë:

Me rastin e festës kombëtare ju përcjell Juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane.

Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia.

Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional. Integrimin e Prishtinës në institucionet europiane e konsiderojmë si një hap me rëndësi primare në kompletimin e ndërtimit të shtëpisë së përbashkët europiane dhe me të njëjtën bindje vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Duke rikonfirmuar angazhimin e vendosur italian në drejtim të stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, edhe njëherë ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet për Republikën e Kosovës.

Sergio Mattarella

(Kosova Sot Online)