Votat e partive në Gjakovë, ku e krijoi epërsinë VV e sa mori AAK-ja e Haradinajt

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 12:22
Votat e partive në Gjakovë, ku e krijoi epërsinë VV e sa mori AAK-ja e Haradinajt

Është publikuar numri i votave që kanë grumbulluar partitë në Komunën e Gjakovës. Si në shumë komuna të vendit, edhe në Gjakovë bindshëm prin partia e Albin Kurtit.

Në total, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 21, 059 vota, ndërsa në vendin e dytë është AAK-ja me 9,736 vota.

Teksa, Nisma për Kosovën ka marrë vetëm 489 vota.

Tutje, në qendrat e votimit në qytetin e Gjakovës, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numër të madh të votave, vetëm në qendrën “Mustafa Bakija e Re”, partia e Kurtit ka marrë 4,445 vota.

Gjakova udhëheqet nga Ardian Gjini që vjen nga radhët e AAK-së, përkundër këtij fakti, LVV ka dal partia më e votuar në këtë komunë. 

(Kosova Sot Online)