Momenti kur gjarpri 3 metra i gjatë shfaqet në dritaren e shtëpisë

  • G.G /
  • 16 February 2021 - 12:41
Momenti kur gjarpri 3 metra i gjatë shfaqet në dritaren e shtëpisë

Prania e gjarpërinjve në ambientet e shtëpisë nuk është e pazakontë për australianët, por mbetet shqetësuese për ta.

Një gjarpër tre metra i gjatë u shfaq papritur në dritaren e kuzhinës në jug të Queensland. Në pamjet e publikuara duket se sytë e gjarprit janë fiksuar në një objekt teksa vihet re nga dritarja e kuzhinës.

Pas një inspektimi më të afërt, trupi i gjarprit kaloi përmes pragut të dritares dhe u fut në shtëpi. Momenti i tmerrshëm u kap në kamera dhe u ngarkua në mediat sociale, ku filluan menjëherë komentet.

“Mua nuk më interesojnë gjarpërinjtë, por ky është i lezetshëm”, komentoi njëri. Ndërsa një tjetër shkroi: “Kjo do të më shqetësonte shumë!”

(Kosova Sot Online)