Ja sa vite duhen për t’u dekompozuar këto produkte

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 13:41
Ja sa vite duhen për t’u dekompozuar këto produkte

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar disa produkte të cilave iu duhen deri në 800 vjet për t’u dekompozuar.

Në mesin e produkteve të cilave iu duhen shumë vite për dekompozim, janë edhe pakoja e qumështit, cigarja, shishja e plastikës e qeset e çipsave.

Një cigareje i duhen 10 deri në 12 vjet për t’u dekompozuar. Një shisheje të plastikës i duhen deri në 450 vite për dekompozim.

Bateritë nuk dekompozohen deri në 100 vite, derisa pelenave e iu duhen deri në 450 vjet për dekompozim.

Sipas produkteve të publikuara nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, vatave higjienike iu duhen nga 500 deri në 800 vite për t’u dekompozuar.

https://www.facebook.com/AMMKKEPAAZSK/posts/4041879935845762

(Kosova Sot Online)