Edhe Isa Mustafa i pranishëm në mbledhjen e kryetarëve të dorëhequr të degëve të LDK’së

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 14:19
Edhe Isa Mustafa i pranishëm në mbledhjen e kryetarëve të dorëhequr të degëve të LDK’së

Për pak minuta pritet që të fillojë mbledhja e kryetarëve të dorëhequr të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe Isa Mustafa, i cili dje dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Përveç Mustafës, para pak minutash në zyrat e LDK’së ka arritur edhe Agim Veliu.

Ndryshe, kjo mbledhje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të së dielës, ku LDK’ja pësoi humbje të thellë, duke u renditur e treta.

(Kosova Sot Online)