
Lexoni edhe:
Varianti i ri i COVID-19 që u zbulua në Nigeri, shfaqet në Britani
Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamuj. Për këtë datë janë organizuar disa aktivitete nga institucionet shtetërore, si homazhe e aktivitete kulturore.
Qytetarët kanë mirëpritur vendosjen e flamujve në sheshe dhe rrugë të kryeqytetit.
Ata shprehen se 13-vjetorin e pavarësisë do ta festojnë, por për shkak edhe të Covid-19 kryesisht do ta kalojnë me familjet e tyre apo edhe në ambiente të hapura.
Varianti i ri i COVID-19 që u zbulua në Nigeri, shfaqet në Britani
Lexoni edhe:
Nermina Salihaj qytetare ka thënë se ja vlen të stoliset sheshi për shënimin e pavarësisë.
“Po. Për momentin nuk e di. Zakonisht janë këto mbledhjet familjare që po është mundësi e mirë. Ia vlenë të stoliset” është shprehur ajo.
Kurse qytetari tjetër Mehmet Berisha ka thënë se e pret me padurim këtë festë.
“Po duhet me festu. E presim me padurim. Pavarësinë do ta festojmë me familje. Me dalë diku nuk dalim” ka thënë ai.
Faton Fetahaj qytetari tjetër ka thënë se për 17 shkurt del për shetitje me familje.
“Më pëlqen shumë që e kanë stolisë sheshin. Për pavarësi dalim shetisim me familje si për çdo festë” është shprehur ai.
Edhe Beqir Qeriqi ka treguar se nesër feston me familje.
“Shumë më pëlqen sheshi. Për pavarësi fesojmë si gjithë popullata shqiptare. Nesër dalim me familje” ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)