Fehmi Hoti emërohet zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 19:20
Fehmi Hoti emërohet zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti, është emëruar në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai.

Kolonel Fehmi Hoti, para se të emërohet në këtë pozitë, ka qenë drejtor i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Hoti ka punuar po ashtu edhe në Departamentin e Krimeve të Rënda.

(Kosova Sot Online)