Sa vota mori Vetëvendosje në bastionet e PDK’së — Skenderaj dhe Drenas?

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 19:50
Sa vota mori Vetëvendosje në bastionet e PDK’së — Skenderaj dhe Drenas?

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit me një rekord të ri në historinë kosovare. Ajo mori pothuajse gjysmën e votave në të gjithë territorin e Kosovës dhe i fitoi në shumicën absolute të komunave me popullsi kosovare.

Të vetmet komuna (me shumicë kosovare) ku Vetëvendosje nuk i fitoi janë Drenasi dhe Skenderaj. Bastioni i PDK’së — Drenica, i ruajti votat e veta edhe pse edhe këtu VV’ja arriti të marrë diçka.

Në Drenas, VV’ja mori pothuajse një të katërtën e votave, apo 24,45% të tyre. Ndërsa e para doli PDK’ja me 63,68%.

(Kosova Sot Online)