Haradinaj më i votuari Junik, Vjosa Osmani shokon me numrin e votave

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 20:25
Haradinaj më i votuari Junik, Vjosa Osmani shokon me numrin e votave

Bartësi i listës së AAK-së dhe kandidati për president nga kjo parti, Ramush Haradinaj, ka marrë më së shumti vota (682) në Junikun që udhëhiqet nga partia e tij.

Me 305 vota më pak e dyta në këtë komunë është radhitur numri dy në listën e Vetëvendosjes dhe njëherit po ashtu kandidate për presidente, Vjosa Osmani, me 377 vota, sipas KQZ’së.

Avdullah Hoti, kandidati i LDK-së për kryeministër, në Junik ka marrë 157 vota.

Homologu i tij nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka marrë 96 vota. Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate në këtë komunë e kanë votuar veç 37 herë.

Juniku ka gjithsej 5108 persona me të drejtë vote, të shpërndarë në gjashtë vendvotime, derisa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 1864 prej tyre. 

(Kosova Sot Online)