Një flamur gjigant i Kosovës vendoset në zemër të Tiranës

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 20:57
Një flamur gjigant i Kosovës vendoset në zemër të Tiranës

Bashkia kryeqytetase e Shqipërisë ka vendosur në objektin komunal një flamur gjigant të Kosovës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një video ku shihet puna duke u vendosur flamuri i Kosovës.

Ky veprim i bashkisë erdhi për shkak se nesër, më 17 shkurt, është 13-vjetori i pavarësisë së Kosovës.

Veliaj ka shkruar “Ja kshu bohet! Dashni nga Tirana! #Kosova13.


(Kosova Sot Online).