Çollaku uron festën e pavarësisë dhe kujton liderët e UÇK’së në Hagë

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 21:00
Çollaku uron festën e pavarësisë dhe kujton liderët e UÇK’së në Hagë

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi — Bekim Çollaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tiwtter ka uruar ditën e pavarësisë së Kosovës. Ai nuk harroi që në këtë ditë t’i kujtojë edhe liderët e UÇK’së që po qëndrojnë në Hagë.

Çollaku tha se udhëtimi për liri dhe pavarësi ishte i dhimbshëm, i gjatë dhe i vështirë.

 

Tutje, ai kujtoi edhe liderët e UÇK’së që po qëndrojnë në Hagë ku po gjykohen nga Gjykata Speciale. Çollaku tha se kjo gjendje erdhi si rezultat i eksperimenteve të panevojshme të ndërkombëtarëve me Kosovën.

Krejt në fund, Çollaku tha se historia nuk mund të rishkruhet.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë #Kosovë13. Udhëtimi i dhimbshëm për liri dhe pavarësi ka qenë i gjatë dhe mbetet i vështirë. Themeluesit e shtetit padrejtësisht qëndrojnë në burg si rezultat i eksperimenteve të panevojshme ndërkombëtare me Kosovën. Historia nuk mund të rishkruhet!”, shkroi Çollaku.

(Kosova Sot Online)