Rugova kundërshtonte koalicionin me PDK’në të cilin LDK e bëri pas vdekjes së tij

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 21:36
Rugova kundërshtonte koalicionin me PDK’në të cilin LDK e bëri pas vdekjes së tij

Bujar Dugolli ka folur për humbjen e thellë të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se kjo parti për interesa të lidershipit, nuk dëgjoi zërin e elektoratit

“LDK’ja pas Rugovës si duket, atë që z.Rugova e kundërshtonte një ide të bashkëpunimit të tillë me Partinë Demokratike, këta me vdekjen e tij filluan menjëherë ta rrëzojnë atë koncept dhe të shkojnë në një ide e cila i çoi edhe LDK’në edhe PDK’në drejt këtij rezultati”, tha Dugolli.

Por pse?

“Sepse elektorati i tyre historikisht nuk e kanë duruar njëri-tjetrin”, thotë Dugolli.

“Lidershipi i këtyre partive për interesa të tyre, jo për interesa të elektoratit të vetë kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të qeverisë në kohë të gjatë’, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)