Kaq vota morën kandidatët e PDK’së në Malishevë
Në zgjedhjet e 14 shkurtit Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë është radhitur e treta me 4 mijë e 266 vota.
Në bazë të rezultateve, Enver Hoxhaj ka marrë numrin më të madh të votave , gjithsej 3239 vota.
Pas tij me 2321 vota është radhitur Gëzim Krasniqi.
Ndërsa Raimoda Krasniqi është e treta me numër më të madh të votave. Ajo ka siguruar 2032 vota.
Ndryshe, në nivel vendi PDK në zgjedhjet parlamentare është dalë partia e dytë
(Kosova Sot Online)
