U mbyllën epokat e Rugovës dhe Thaçit, tani është epoka e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 22:18
U mbyllën epokat e Rugovës dhe Thaçit, tani është epoka e Albin Kurtit

Bujar Dugolli thotë se Albin Kurti është lideri më i fuqishëm në Kosovë dhe po e fillon një epokë të re.

“Lëvizja Vetëvendosje është hera e tretë që po i fiton zgjedhjet. Historia e rritjes së saj prej 2010 kur fillon me marrë pjesë në zgjedhje ka qenë në rritje dhe tash e ka atë finalen e madhe’, thotë Dugolli.

“Është në pyetje fillimi i një epoke të re. E ka pasur një epokë që është identifikuar me Ibrahim Rugovën dhe ajo kohë mbahet mend se ka qenë epoka e Ibrahim Rugovës. Ka qenë epoka e Thaçit që ka qenë prej 2008. Tash është epoka e Albin Kurtit”, theksoi Dugolli.

(Kosova Sot Online)