Bllokohen 15 shtëpi në Prishtinë për shkak të borës

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 23:34
Bllokohen 15 shtëpi në Prishtinë për shkak të borës

Disa shtëpi kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në Kolovicë të Prishtinës.

Po ecin këtë rrugë përditë.

Fëmijët e familjes Duriqi janë lodhur nga ecja e gjatë në këmbë për të shkuar në shkollë.

Këta fëmijë vetëm këmbë mund të shkojnë në shkollë, sepse automjetet nuk mund të kalojnë në këtë rrugë.

Moti i ftohtë e reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar disa shtëpi në lagjen Kolovica në kryeqytet.

Anuari tregon se sa të vështirë e ka të shkojë në shkollë.

Madje babai i Anuarit është i shqetësuar për fëmijët e tij.

Ai thotë që është goxha e vështirë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë e t’i marrin sërish në shtëpi.

E që të moshuarit spo dalin fare nga shtëpia.

Është edhe dikush tjetër që është lodhur duke u ngjitur nëpër këtë rrugë.

I pakënaqur ai po ankohet për këtë rrugë që e quan të tmerrshme.

Ndërkohë Zahir Gashi tregon se kanë bërë disa kërkesa në Komunë të Prishtinës për të kërkuar ndihmë për hapje të rrugës.


(Kosova Sot Online)